Kush e ndërtoi manastirin e Deçanit dhe në tokën e kujt, ja çfarë thotë historiani i njohur

Kush e ndërtoi manastirin e Deçanit dhe në tokën e kujt, ja çfarë thotë historiani i njohur

15:41, 19/06/2018

Historiani i njohur, Shkodran Imeraj, ka reaguar pas publikimit të fotografive te Manastirit të Deçanit, ku shihen shqiptarë me plisa në kokë dhe tirq.

Sipas, Imrajt, manastiri është i rindërtuar nga viti 1327-1335, nga Fra  Vita Kuçi në pronën e Hak Kuçit nga Deçani.

“Nuk është për tu habitur fakti i fotografive tek Manastiri i Deçanit, ku shihen shqiptar me tirq dhe plisa në kokë. Manastiri i Deçanit, është kult fetar i rindërtuar mbi themelet e një kishe të popullsisë vendase dardane. Siç dihet, manastiri është i rindërtuar nga viti 1327-1335, nga Fra  Vita Kuçi në pronën e Hak Kuçit nga Deçani. Manastiri i Deçanit, i takon popullsisë vendase shqiptare, ngase ky monument fetar në mesjetë është përdorur nga popullsia vendase ortodokse shqiptare”, ka thënë në reagimin e tij, historiani Imeraj, përcjellë “Bota sot”.

 “Pohimi i Igumenit Sava Janjiç, i cili thekson së Manastiri i Deçanit është ruajtur nga ushtria e Perandorisë Osmane, nuk qëndron, ngase manastiri ka pasur rojtarët “vojvodët” e vet, dhe se rojtarë të Manastirit të Deçanit ka qene Familja Demukaj (Familja e Sali Rrustës) nga Deçani, e cila në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, e ka dorëzuar unazën e rojtarisë. Është mirë që personeli i Manastirit të Deçanit, të e hap arkivin mesjetar të manastirit, dhe aty do të mund të kuptohet e vërteta e këtij monumenti”, përfundon reagimin e tij, historiani Shkodran Imeraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco