Thaçi në prag të takimit me Vuçiç ashpërson tonet, ja çfarë deklaron për krimet serbe.....

Thaçi në prag të takimit me Vuçiç ashpërson tonet, ja çfarë deklaron për krimet serbe.....

13:29, 19/06/2018

Të dielën President i Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë për në Bruksel ku do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në fushatën “Bëhu zëri im” që synon përkrahjen për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Thaçi ka thënë se Serbia jo të japë një ditë përgjegjësi për krimet e kryera.

“I dimë të gjithë krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë dhe herëdokur do të japë përgjegjësi për to”, ka thënë Thaçi.

“Dhuna seksuale u përdor si praktik çnjerëzore e luftës. U munduan të na nëpërkëmbin dhe turpërojnë. Ato nuk janë fajtore për atë që ju ka ndodhur, ato janë viktima”.

“Ato kanë nevojë për përkrahjen e institucioneve. Edhe pse Kosova njihet për aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit publik, duhet bërë më shumë që t’i jepet fund dhunës seksuale. Nderi dhe dinjiteti i tyre duhet të kthehet përmes dinjitetit dhe forcës për besim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco