Ja e vërteta e rrëmbimit të gazetares së RTSH

Ja e vërteta e rrëmbimit të gazetares së RTSH

13:23, 19/06/2018

Një lajm për rrëmbimin e një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar ka bërë xhiron e medieve mesditën e sotme.

Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimeve të disa mediave se dje në Prishtinë është rrëmbyer një gazetare.

E kontaktuar nga SYRI.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se raportimet nuk qëndrojnë dhe se dyshimet kanë qenë të bazuara në faktin se makina e gazetares në fjalë ka qenë afër një vajze tjetër e cila dyshohet se është rrëmbyer.

“S’ka të bëj me të fare, ka qenë një rrëmbim, një vajzë, kanë ardhur e kanë marrë, por ajo lidhet vetëm pse ka qenë një makinë e saj afër kemi dyshuar se mos është e saj mirëpo nuk ka të bëj fare me gazetaren në fjalë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco