Nuk u morën parasysh kërkesat e tyre, Minatorët e Trepçës paralajmërojnë grevë

Nuk u morën parasysh kërkesat e tyre, Minatorët e Trepçës paralajmërojnë grevë

11:42, 19/06/2018

Minatorët e Trepçës nën organizimin e Sindikatës së Trepçës kanë mbajtur grevë një orëshe duke nisur nga ora 08:00. Ata kundërshtojnë Draftstatutin e Trepçës e nxjerr nga Qeveria, ku thonë se nuk janë përfshirë vërejtjet dhe kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, ka thënë për Klan Kosova se i japin afat deri të hënën e ardhshme Qeverisë, që t’i përfshijë edhe kërkesat e tyre në draftstatut. “Nëse vërejtjet tona dhe kërkesat nuk përfshihen atëherë nga e hëna ose do të futemi në grevë të përgjithshme ose do ta dalim në rrugë me protesta”, ka thënë Sadiku.

Ai ka thënë se kërkesë e tyre është që në këtë statut të vendoset lista e aseteve të Trepçës si dhe të qartësohen të drejtat e punëtorëve. “Edhe sot kemi mbajt grevë njëorëshe në të gjitha njësitë në nivel kombinati për ta paralajmëruar qeverinë, derisa të plotësohen kërkesat tona se nuk do të ndalemi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco