Grabitet furgoni që transportonte para, ja sa ishtë shuma ….

Grabitet furgoni që transportonte para, ja sa ishtë shuma ….

10:37, 19/06/2018

Rreth orës 11:00 të së hënës disa persona të maskuar, nën kërcënimin e krismave të armëve të gjata kanë plaçkitur një furgon që transportonte para.

Sipas njotimeve te policisë “Në ketë plaçkitje janë përfshirë pesë vetura, ku njëra prej tyre është gjetur e djegur në një rrugë lokale në Leposaviq, po ashtu një tjetër veturë është gjetur skaj rrugës në fshatin Melenicë dhe brenda saj janë parë të hollat, ndërsa të dyshuarit kanë ikur me veturat tjera që kishin në dispozicion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rreth 165 mijë euro janë plaçkitur të hënën rreth orës 11:00 në Leposaviq nga një veturë e sigurimeve “Henderson”. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orën 11:00, ndërsa besohet se në aksionin e plaçkitjes së automjetit të kompanisë “Henderson” kanë marrë pjesë disa automjete. Gjithashtu, Policia ka thënë se ka siguruar identitetin e të përfshirëve në plaçkitje.

Zëvendëskomandanti i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, kapiten Besim Hoti, ka thënë se sipas informacioneve të para nga automjeti i kompanisë “Henderson” janë plaçkitur 18 milionë dinarë (165 mijë euro).

“Një pjesë e parave janë gjetur, si dhe një veturë, e cila besohet se është përdorur gjatë plaçkitjes. Vetura është gjetur në Melenicë, në jug. Në veturë është gjetur gjithashtu një armë, një sasi e konsiderueshme e parave dhe një patentë shoferi, që besohet se i takon pronarit të automjetit ose drejtuesit të automjetit.

Në kërkim të autorëve të kësaj plaçkitjeje të madhe, sipas Hotit, janë vënë edhe njësitë policore të jugut dhe nga Drejtoria në Prishtinë.

“Në bashkëpunim me këto njësi, si dhe rajoni veri dhe jug, jemi në kërkim të të dyshuarve”, ka përsëritur zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që sulmohen automjetet e kompanisë për siguri “Henderson”.

Një përpjekje për të plaçkitur ka ndodhur në majin e vitit të kaluar, gjithashtu në Leposaviq, fare pranë kalimit kufitar në Jarinjë, në momentin e dorëzim-pranimit të parave nga ana e palës kosovare, të cilat nga drejtimi i Serbisë ka qenë dashur të transferohen në Kosovë. Atëherë ishte qëlluar edhe mbi Policinë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco