Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:06, 19/06/2018

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

VIDEO/ Reagon PD: Titulli për Mazrrekun është një akt i pashembullt kriminal

Në një akt të pashembullt dhe kriminal, Edi Rama shpalli sot Qytetar Nderi të Hasit atentatorin e Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari, deputeti Gent Strazimiri deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/170798/video-reagon-pd-titulli-per-mazrrekun-eshte-nje-akt-i-pashembullt-kriminal/

 

‘Rama sot ekzekutoi për herë të dytë Azem Hajdarin’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Bashkisë së Hasit për të shpallur ‘Qytetar Nderi’ atentatorin e Azem Hajdarit, Gafurr Mazrekun.

Sipas ish-kryeministrit urdhëruesi për këtë vendim është vetëm Edvin Kristaq Rama.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/170814/rama-sot-ekzekutoi-per-here-te-dyte-azem-hajdarin/

 

Presidenti Meta: Provokim i panevojshëm shpallja e Gafur Mazrekut ‘Qytetar Nderi’

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Bashkisë së Hasit për të shpallur ‘Qytetar Nderi’, Gafurr Mazrekun i cili qëlloi me pistoletë Azem Hajdarin në vitin 1997 në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/170823/presidenti-meta-provokim-i-panevojshem-shpallja-e-gafur-mazrekut-qytetar-nderi/

 

‘Shpërthen’ Mirush Kabashi: Nuk më del inati, Teatri është Meka e artistëve

Në vijim të protestës ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar, sërish janë mbledhur artistë përpara godinës duke dhënë argumenta kundër këtij vendimi.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/170888/shperthen-mirush-kabashi-nuk-me-del-inati-teatri-eshte-meka-e-artisteve/

 

VIDEO/ Shpërthen aktivistja: Rama dhe Veliaj na kanë çarë trapin me arrogancën e tyre ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një sërë  dëgjesash fasadë,  me komunitetin e artistëve, arkitektët dhe urbanistët, lidhur me shembjen e teatrit kombëtar. Ironikisht, edhe pse po zhvillojnë dëgjesa për të marrë mendimin e grupeve të interesit, Veliaj dhe shefi i tij Rama, e kanë vendosur se ky teatër do të shembet dhe se do të ndërtohet një teatër i ri, i shoqëruar nga disa kulla, në truallin ekzistues të Teatrit Kombëtar.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/170918/video-shperthen-aktivistja-rama-dhe-veliaj-na-kane-care-trapin-me-arrogancen-e-tyre/

 

FOTO/ 'Perandoria' e biznesit mbi krim: Si i shpëtuan vëllezërit nga Patosi, drejtësisë duke ndryshuar mbiemrin

Historia e vëllezërve Çilotaj-pasuria e sekuestruar e të cilëve kap vlerën e dhjetra milionë eurove, zë fill në Greqi me akuzat për vrasjen barbare të një vajze 24 vjeçare për shkakun se “nuk fitonte shumë para”-një krim ende i pandëshkuar pas dy dekadash.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/170793/foto-perandoria-e-biznesit-mbi-krim-si-i-shpetuan-vellezerit-nga-patosi-drejtesise-duke-ndryshuar-mbiemrin/

 

'Oj nanë, ç'bëra unë'! Ç'tregoi Violeta për lojërat e fatit dhe dhunën pasi vrau të shoqin

Krimi në familje ka goditur sërish. Mëngjesin e djeshëm Miloti është tronditur pasi një 35-vjeçare ka qëlluar me armë mbi bashkëshortin e saj, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, në tregun e Milotit në Kurbin. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja Violeta Donaj,

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/170725/oj-nane-c-bera-une-c-tregoi-violeta-per-lojerat-e-fatit-dhe-dhunen-pasi-vrau-te-shoqin/

 

Përdhunimet e luftës në Kosovë, flet mjeku që dëgjoi gratë e torturuara

Edhe në luftë kishte pasur mjekë që kanë trajtuar gratë e dhunuara nga policia e ushtria serbe. Njëri prej tyre është doktori Shukri Gërxhaliu. Ai kishte takuar viktima të dhunës seksuale edhe gra që i kishte njohur. T7 sjell rrëfimin e tij.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/170705/perdhunimet-e-luftes-ne-kosove-flet-mjeku-qe-degjoi-grate-e-torturuara/

 

Arrestohet deputeti që bëri thirrje në Parlament për grusht shteti

Deputeti grek i Agimit të Artë, Konstandinos Barbarusis u arrestua tre ditë pasi prokuroria greke urdhëroi ndjekje penale për të me akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut.

Për më shumë

https://www.syri.net/rajoni/170710/arrestohet-deputeti-qe-beri-thirrje-ne-parlament-per-grusht-shteti/

 

FOTO/ Trump ‘rrëzon’ Merkel/ Populli gjerman kundër teje. Bëre gabim...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet Gjermania.

Kancelarja Angela Merkel ditët e fundit ka pasur përplasje brenda koalicionit pikërisht për refugjatët.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/170818/foto-trump-rrezon-merkel-populli-gjerman-kunder-teje-bere-gabim/

 

Ja golashënuesit më të mirë në Kupën e Botës

Janë zhvilluar ndeshjet e shtatë grupeve në Kupën e Botës.

Me ndeshjet që janë zhvilluar deri më tani, është Cristiano Ronaldo që kryeson listën e golashënuesve me tri gola të shënuara ndaj Spanjës.

Për më shumë

https://www.syri.net/boterori-2018/170971/ja-golashenuesit-me-te-mire-ne-kupen-e-botes/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco