Përdhunimet e luftës në Kosovë, flet mjeku që dëgjoi gratë e torturuara

Përdhunimet e luftës në Kosovë, flet mjeku që dëgjoi gratë e torturuara

08:57, 18/06/2018

Edhe në luftë kishte pasur mjekë që kanë trajtuar gratë e dhunuara nga policia e ushtria serbe. Njëri prej tyre është doktori Shukri Gërxhaliu. Ai kishte takuar viktima të dhunës seksuale edhe gra që i kishte njohur. T7 sjell rrëfimin e tij.

“…Kur m’u kthye vetëdija, mbaj mend se pashë dy burra përmbi mua; njëri po më mbante me forcë, tjetri po më… të gjithë u shkatërruam. Jashtë dhomës ishin fëmijët tanë dhe gra të tjera. Të gjithë kanë dëgjuar klithjet…”

Ky rrëfim rrëqethës është i Teutës pseudonimi i njërës prej 10 grave shqiptare të cilat në një libër vendosën të tregojnë se si u dhunuan seksualisht nga ushtria serbe gjatë luftës së vitit 1998/99 në Kosovë.

Por në atë botë kur nuk flitej për dhunën, dhe kur gjithçka për dhunën seksuale të viktimave të luftës ishte tabo, dikush duhej t’i jepte ndihmën e parë.

Dikush u kujdes për shëndetin fizik e psikik.

Shukri Gërxhaliu, ishte njeriu që dëgjoi dhe pa gjendjen e të gjithë viktimave të cilat kërkuan ndihmën e tij si doktor.

Historitë e shumë viktimave doktor Shukriu nuk i ka të arkivuara vetëm në mendjen e tij, shumë prej tyre janë edhe të shkruara.

Përpos që kishte dëgjuar shumë gra, atij i kishte rastisur të takonte edhe viktimat të cilat i njihte më parë.

Veç kësaj ai kishte dhënë trajtimin mjekësor edhe për viktimat meshkuj të dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës është shtëpia dhe zëri i këtyre personave.

Pas luftës ishte pikërisht kjo qendër që bëri magjinë dhe ngriti zërin që këto viktima të dëgjohen.

Edhe pse ishte e vështirë trajtimi psikologjikë ishte trajtimi i duhur që morën Heroinat e Kosovës.

Gratë por edhe burrat e përfshirë në luftën e dhunës seksualë kanë fituar dhe sëmundje të tjera të cilat më pas kanë mund të kenë përfunduar edhe me fatalitet.

Heroinat është edhe një park në qendër të Prishtinës. Të cilësuara si të tilla të gjitha viktimat që jetojnë të gjalla e që na shohin çdo ditë në fytyrë. Duke folur me sy e duke kërkuar mirëqenie e jetë më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco