Kosova gjen belanë me lypsarët nga Shqipëria, identifikon 104 fëmijë

Kosova gjen belanë me lypsarët nga Shqipëria, identifikon 104 fëmijë

08:37, 18/06/2018

Destiancioni i vetëm për Naim Mezinin nga Drobeshi i Vitisë çdo ditë është rruga e Prishtinës. Për 40 vjet me radhë, mënyrën e vetme për mbijetesë e ka kërkimin e lëmoshës, raporton KTV. Pensioni prej 75 eurosh 77-vjeçarit nuk i mjafton që të sigurojë jetesën.

E të shumtë janë lëmoshë-kërkuesit nëpër rrugët e Prishtinës. Një numër i madh i tyre shumë shpesh hyjnë nëpër lokale për të kërkuar lëmoshë.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se të miturit dhe fëmijët shfrytëzohen më së shumti për të kërkuar lëmoshë. Vetëm gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka identifikuar 104 fëmijë të përfshirë në kërkim të lëmoshës. Ndërsa një vit më parë, ishin identifikuar rreth 200 fëmijë, të cilët ishin shfrytëzuar për lëmoshë-kërkim.

Për Policinë e Kosovës, numri më i madh i lëmoshë-kërkuesve janë shtetas të Shqipërisë, për largimin e të cilëve, në vazhdimësi, policia, në bashkëpunim me institucione tjera, ka ndërmarrë veprime ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco