Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:10, 17/06/2018

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

‘Rama është gati të shesë Shqipërinë para se të dorëzojë Tahirin e Xhafajn’

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i ka dhënë një përgjigje deklaratave të Edi Ramës të bëra ditën e djeshme në një media austriake.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/170245/rama-eshte-gati-te-shese-shqiperine-para-se-te-dorezoje-tahirin-e-xhafajn/

 

Fatmir Xhafaj dhe avokati i Tahirit drejtuan misionin EURALIUS dhe Reformën

EURALIUS dhe Komisioni Evropian kanë refuzuar në mënyrë të vazhdueshme të japin informacione në lidhje me mënyrën si është marrë vendimi për “opinionin ligjor” të hartuar në dhjetor 2017, për zgjedhjen antikushtetuese të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/170293/fatmir-xhafaj-dhe-avokati-i-tahirit-drejtuan-misionin-euralius-dhe-reformen/

 

PD, Alibeaj: Rama kërcënon opozitën duke marrë borxh emrin e Sinan Idrizit

Partia Demokratike reagoi ashpër sot lidhur me kërcënimin që Edi Rama, fshehur pas biznesmenit të tij Sinan Idrizi, i bëri një ditë më parë Opozitës.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/170276/pd-alibeaj-rama-kercenon-opoziten-duke-marre-borxh-emrin-e-sinan-idrizit/

 

VIDEO/ Vijon protesta për mbrojtjen e teatrit

Edhe gjatë ditës së sotme artistët janë mbledhur para Teatrit Kombëtar, për t vijuar protestën e tyre për mos lejimin e prishjes së këtij institucioni kulturor.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/170373/video-vijon-protesta-per-mbrojtjen-e-teatrit/

 

FOTO/ Kapet vrasësi i Anxhela Meçanit, është një ...

Zhvillime të reja të rëndësishme në hetimin e vrasjes së Anxhela Meçanit, vajzës së re 20 vjeçe nga Shqipëria që humbi jetën 1 javë më parë.

E reja kishte disa muaj që kishte mbërritur në Torino, ku sipas policisë ushtronte profesionin e prostitutës.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/170242/foto-kapet-vrasesi-i-anxhela-mecanit-eshte-nje/

 

FOTO/ Kush është Elidon Habilaj, ish-oficeri që mashtroi britanikët dhe fshihet në Vlorë

Pasi shkoi në Dover të Anglisë ilegalisht, i fshehur në një kamion, Elidon Habilaj u ka thënë autoriteteve atje se po largohej nga lufta e Kosovës. Në të vërtetë, ai kishte ikur nga Shqipëria, dhe kishte kërkuar azil duke përdorur një emër të rremë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/170268/foto-kush-eshte-elidon-habilaj-ish-oficeri-qe-mashtroi-britaniket-dhe-fshihet-ne-vlore/

 

Haradinaj përplaset edhe me vëllanë e Beg Rizajt, se lë ta zbulojë bustin

Në qendrën e Deçanit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar Beg Rizaj.

Por, zbulimin e saj nuk e bëri kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse ishte aty për këtë çështje.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/170292/haradinaj-perplaset-edhe-me-vellane-e-beg-rizajt-se-le-ta-zbuloje-bustin/

 

Emri i Maqedonisë, qeveria greke në krizë, kërkohet votëbesim

Kryeministri grek Alexis Tsipras është në pritje të votimit, që zë vend një ditë para takimit të dy ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, për nënshkrimin e marrëveshjes së emrit.

Për më shumë

https://www.syri.net/rajoni/170281/emri-i-maqedonise-qeveria-greke-ne-krize-kerkohet-votebesim/

 

Trump-Putin, ja kur do të takohen dy presidentët

Donald Trump ka deklaruar se brenda verës mund të zhvillojë njw takim me presidentin rus Vladimir Putin.

Trump ka fajësuar ish-presidentin Obama për prishjen e marrëdhënieve mes Amerikës dhe Rusisë, ndërsa ka shprehur simpati për stilin e Kim Jong Un.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/170255/trump-putin-ja-kur-do-te-takohen-dy-presidentet/

 

Prezantohet skuadra më hot e Botërorit në Rusi, do t’jua heqë trurin

Derisa 32 skuadra janë duke luftuar në fazën grupore në Kupën e Botës, një ekip tashmë i ka fituar miliona adhurues pasi Playboy e krijoi formacionin e vet bazë, i cili përbëhet nga modele shumë të bukura ruse.

Për më shumë

https://www.syri.net/boterori-2018/170416/prezantohet-skuadra-me-hot-e-boterorit-ne-rusi-do-tjua-heqe-trurin/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco