Haradinaj përplaset edhe me vëllanë e Beg Rizajt, se lë ta zbulojë bustin

Haradinaj përplaset edhe me vëllanë e Beg Rizajt, se lë ta zbulojë bustin

12:57, 16/06/2018

Në qendrën e Deçanit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar Beg Rizaj.

Por, zbulimin e saj nuk e bëri kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse ishte aty për këtë çështje.

Vëllai i Rizajt, Aliu, ka reaguar ashpër.

Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores, raporton Kosovapress.

Ndërkohë, Haradinaj ka shkuar dhe nuk ka reaguar për asnjë moment.

Më vonë do të sjellim rrëfimin e vëllait të Beg Rizajt për të sqaruar situatën që ka ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco