Edhe Kosova në planin e Austrisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve

Edhe Kosova në planin e Austrisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve

15:23, 15/06/2018

Autoritetet austriake po bisedojnë me vende të Ballkanit Perëndimor për vendosjen e qendrave për dëbimin e migrantëve ilegalë, shkruan gazeta “Die presse”.

Gazeta vjeneze pohon se tashmë po zhvillohen bisedime me Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën për themelimin e “kampeve për dëbimin e personave që në Austri marrin përgjigje negative në kërkesën për marrjen e azilit e të cilët atje kanë shkuar përmes rrugës ballkanike”, transmeton Koha.net.

Këta persona duhet “të parkohen” përkohësisht në ndonjërin vend më pak atraktiv për migrantët.

Për këtë shërbim, thotë’ “Die presse", këto vende të Ballkanit kanë kërkuar të holla, ndërsa Vjena aktualisht po i shqyrton mundësitë ligjore.

Tani për tani nuk është e qartë sa të mëdha janë planifikuar të jenë kampet në Ballkan. Danimarka dhe Holanda e përkrahin Austrinë në këtë plan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco