Zv.kryeministri grek/ Të njohim Kosovën, Aleksandri i Madh është shqiptar

Zv.kryeministri grek/ Të njohim Kosovën, Aleksandri i Madh është shqiptar

17:33, 08/06/2018

Politikani grek Theodoros Pangalos ka deklaruar se "Aleksandri i Madh" ishte me origjinë shqiptare dhe në atë periudhë grekët nuk ekzistonin.

Nëna e tij ishte shqiptare, thotë Pangalos, ndërsa shton se "serbët janë vëllezërit tanë".

"Duhet të mbështesim shqiptarët dhe t'i njohim shqiptarët e Kosovës", ka thënë politikani grek gjatë intervistës në një radio greke.

"Nëse dikush mund të shfaqë pretendime për Aleksandrin e Madh, ata janë shqiptarët, sepse nëna e tij ishte nga Iliria", shprehet Pangalos.

Kujtojmë këtu se Pangalos ka qenë zv/kryeministër i qeverisë greke në vitet 2009-2012.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Valvini08/06/2018 23:28

Ne ate periudhe nuk ekzistonin as shqiptaret as greket

Kot 08/06/2018 22:14

Pangallos ka thene : Jo serbet por shqiptaret jane te aferm dhe te ngjashem me greket. Lexojeni mire!

Shto koment

Denonco