Haradinaj: I kërkova Papës ta njohë Kosovën

Haradinaj: I kërkova Papës ta njohë Kosovën

14:19, 25/05/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë të mbajtur sot për media foli për vizitën e tij në Vatikan. Ai tha se gjatë kësaj vizite ka bërë kërkesën që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës, raporton zëri.info 

"Kam thirrur këtë konferencë për mediat pas vizitës në Vatikan ku  pata një takim pune me kardinalin Parolin. Në këtë takim që zgjati më shumë se një orë, kemi biseduar për marrëdhëniet dypalëshe Kosovë - Seli e Shenjtë dhe kemi biseduar për rëndësinë që ka njohja nga Vatikani", tha ai 

Haradinaj tregoi se i ka bërë Papës një dhuratë si dhe i ka shkruar në letër, kërkesën për njohjen e Kosovës. 

"Kam pasur mundësi t'i tregoj Papës për Kosovën. I kam bërë një dhuratë dhe një letër me kërkesën për njohjen e Kosovës. I thashë se populli i Kosovës i ka shpresat te ju. Ai tha se e kam në zemër popullin e Kosovës dhe do të lutem për ju".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco