Babai monster që vrau të birin, ka qenë dënuar me 7 vjet burg pasi përdhunoi një 12-vjeçare

Babai monster që vrau të birin, ka qenë dënuar me 7 vjet burg pasi përdhunoi një 12-vjeçare

14:12, 24/05/2018

Vrasja e të birit nuk është akti i vetëm i tmerrshëm i babait nga Komunës së Kamenicës. Vite më parë 60 vjeçari, Gani Bernjashi i cili mbrëmë e mbyti djalin e vetem duke e rrahur keq, si dhe rrahu vajzën e tij 17 vjeçe, kreu edhe një krim tjetër të tmerrshëm. Po aq të tmerrshëm sa ky sot.

Ganiu në vitin 1997 erdhi në Prishtinë dhe dhunoi një vajzë të mitur 12 vjeçare.  Për këtë veprim ai vuajti dënim me burg deri në vitin 2004. Ganiu kur ishte në moshën 40 vjeçe e kishte dhunuar një vajzë në Prishtinë. Për këtë punë ai ishte denuar 7 vit burgim.

Këto të dhëna i ka konfirmuar, Prokurori i krimeve të rënda në Gjilan i cili po merret me rastin, Shaban Spahiu.

“Ne i kemi intervistuar familjarët, ndaj të dyshuarit kemi vënë masën e paraburgimit prej 48 orëve. Për personin thuhet të ketë qenë problematik. Ka kërkuar para por nuk është se ka pasur nevojë për to, ngase kushtet financiare nuk i kanë pasur edhe aq keq. Për të kemi informata se gjatë viteve të 90’ta e ka  dhunuar një të mitur”, ka thënë Spahiu.

Ndaj të dyshuarit është duke u përgatitur kallëzimi penal, shkruan express. Ganiu është i martuar me një grua të nacionalitetit boshnjak si dhe kishin një djalë dhe dy vajza nga kjo martesë.

Ndërkohë që trupi i pa jetë i 14-vjeçarit i cili u vra nga babai i është kthyer familjes për ceremoni mortore pas kryerjes së autopsisë. Ai pritet që të varroset gjatë ditës së sotme.

Ganiu për një kohë të gjatë kishte qenë lypsar. Terrenet e tija të lypjes së parave në rrugë kishin qenë Prishtina e Mitrovica. Ai në fshatin e tij ku banonte në Karaqeve të Kamenicës, nuk njihej si person i qetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco