Vrau të birin me shkop, ja cila ishte arsyeja që çoi në dhunë babain

Vrau të birin me shkop, ja cila ishte arsyeja që çoi në dhunë babain

13:20, 24/05/2018

Babai nga Kamenica që rrahu për vdekje të birin e tij për një shumë të hollash të cilat ky i fundit i kishte marrë pa lejen e tij, mësohet se ishte lypës në rrugë.

Mësohet se Gani Bërnajshi, njëherit edhe i dyshuari për vrasjen e birit të tij, njihej si lypës i rrygëve. E kjo për shkak të kushteve jo të mira financiare.

Ndërkohë, burime e njëjta gjithashtu thonë se, pas rrahjes që i bëri të birit deri në vdekje, i dyshuari rrahu edhe vajzën e tij e cila deshi ta mbronte të vëllanë.

Ndërsa, policia thotë se tani për tani i dyshuari në fjalë po merret në pyetje, ndërsa atij do i bëhen edhe disa ekzaminime mjekësore, për të mësuar nëse i njëjti ka pasur çrregullime mendore.

Ndryshe, ngjarja ka ndodhur në orët e vona, mbrëmjen e kaluar. Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco