Gjermania kërkon punëtorë nga Shqipëria dhe Kosova, ja profesioni që kërkohet dhe kushtet

Gjermania kërkon punëtorë nga Shqipëria dhe Kosova, ja profesioni që kërkohet dhe kushtet

12:57, 24/05/2018

Deshoroni të kërkoni një punë në Gjermnia. Është bërë publike kërksa e këtij shteti për më shumë të punësuar nga Shqipëria dhe Kosova.

Për shkak të mungesës së stafit të infermierisë shoqata gjermane Bäderverband ka filluar rekrutimin e punonjësve të ri nga Kosova dhe Shqipëria.

Kjo shoqatë gjatë kësaj vere ka planifikuar të sjellë studentë nga infermieria dhe shkencat shoqërore nga Prishtinë për në Mecklenburg-Vorpommern.

Sipas asaj që rtl.de raporton nëse gjithçka shkon sipas planit të kësaj shoqate pas diplomimit studentët nga Kosova dhe ata nga Shqipëria nga viti i ardhshëm mund të punojnë në Gjermani.

Megjithatë drejtori i kësaj shoqate, drejtor Marianne Düsterhöft gjatë ditës së sotme në Rostock tha se ende nuk dihet për numrin e saktë të punonjësve që do të pranohen.

Për t’u bërë pjesë e këtij projekti kosovarët duhet të kenë aftësi profesionale të cilët do t’i nënshtrohen një testi në Gjermani. Po ashtu studentët kosovarë pasi të kenë diplomuar duhet të tregojnë edhe aftësitë në gjuhen gjermane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni26/05/2018 21:42

M.vorpormeni eshte si katund. Atje ka me ju marr malli me pa te rinj me sy se vetem pleq ka. dhe rrethi i njerezve qe do ken afer afer ja kategori cmendore. Sidoqofte me e pervu ska me ju akumulu por shpresoj qe jo dhe shkaterru.

Shto koment

Denonco