FOTO/ Serbia kërkon të verifikojë pasojat e bombardimeve të NATO edhe në Kosovë

FOTO/ Serbia kërkon të verifikojë pasojat e bombardimeve të NATO edhe në Kosovë

14:30, 23/05/2018

Pas krijimit të Komisionit për verifikimin e pasojave të bombardimeve të NATO-s, vendet e para që do të vizitohen do të jetë Vranja dhe Kosova, deklaroi kryetari i Komisionit, Darko Laketic .

Me vendimin për themelimin e Komisionit për verifikimin e pasojave të bombardimeve të NATO-s, nga Parlamenti serb, janë përcaktuar detyra dhe funksionet e këtij Komisioni.

“Mënyra e të punuarit dhe zgjedhja e anëtarëve për këtë komision shfaqet dëshira për të zbuluar të vërtetat, ngase, në të kundërtën, nuk do të ishte punë e dobishme”, citon televizioni publik deklaratën e Lketiqit dhënë mediave serbe.

Më tej ai shtoi se ”ky Komision, që do të duhej të themelohej që në qeveritë e mëparshme, do të vizitojë, përveç Vranjën, edhe Kosovën, meqë Kosova, sipas rezolutës 1244, është pjesë e jona”.

Bëhet e ditur se Komisioni në fjalë do të informojë Parlamentin e Serbisë më 2020.

Pamje nga bombardimi i Serbisë prej NATO-s

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco