Vogel: Liderët serbë t’ia thonë popullit se Kosovën e kanë humbur para 20 vitesh

Vogel: Liderët serbë t’ia thonë popullit se Kosovën e kanë humbur para 20 vitesh

08:34, 21/05/2018

Studiuesi Qendra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel (CEPS), Toby Vogel, ka thënë se Samiti BE-Ballkan në Sofje, i projektuar si “Selaniku 2”, ishte shumë zhgënjyes, sepse në thelb nuk erdhi te riafrimimi i perspektivës për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE. Duke folur për çësjtjen e Kosovës ai tha se “udhëheqësit serbë përfundimisht duhet tu tregojnë qytetarëve serbë se Beogradi e ka humbur kontrollin mbi Kosovën 20 vjet më parë”.

Vogel tha për Radion Evropa e Lirë se presidenti francez Emmanuel Macron “hodhi  një kovë me ujë të ftohtë” në aspiratat evropiane të vendeve kandidate nga Ballkani, me deklaratën se BE-ja duhet së pari të kryejë reformat e brendshme para se të pranojë anëtarë të rinj.

Më tej Vogel theksoi se është zhgënjyese që shkaku i Kosovës në samit nuk mori pjesë  kryeministri i Spanjës dhe se “e gjithë kjo tregon se BE-ja nuk ka rikonfirmuar fuqishëm angazhimin e tyre për zgjerimin në Ballkan”, përcjell Telegrafi.

Sipas tij,  anëtarësimi në BE apo procesi i pranimit nuk është një mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve dypalëshe.

Në pyetjen se në Beograd kanë frikë se kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE është njohja formale e Kosovës, kurse cilido politikan në Serbi këtë vështirë se do të jetë në gjendje ta “gëlltisë” këtë pilulë të hidhur në një ardhme, Vogel mendon se është obligative që Serbia formalisht ta njeh Kosovën për tu anëtarësuar në BE.

Megjithatë, sipas tij, ajo duhet të pranojë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme brenda kornizës të së drejtës ndërkombëtare, që do t’i mundësojnë Serbisë dhe Kosovës de facto marrëdhënie shtetërore, diplomatike dhe të tjera.

“Kjo nuk do të ishte një njohje formale e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, por afër saj”, tha ai.

“Për shembull, dy Gjermanitë kishin marrëdhënie të ngjashëm me ato shtetërore, por pa njohje reciproke. Unë mendoj se këto çështje janë pak a shumë semantike”, tha ai.

“Udhëheqësit serbë përfundimisht duhet tu drejtohen qytetarëve serbë dhe t’ua thonë atë  që ata tashmë e dinë. Dhe kjo është se Beogradi e ka humbur kontrollin mbi Kosovën 20 vjet më parë, kryesisht për shkak të dhunës së autoriteteve serbe , e cila shkaktoi rezistencën e shqiptarëve”, tha ai.

Ai tha se “pasi Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën, ishte e pashmangshme që ajo shpalli pavarësinë dhjetë vjet më parë”.

Sipas tij, tani është koha për ta njohur këtë realitet.

“Kur kjo të ndodhë, Serbia dhe Kosova do të mund t’i afrohen BE-së”, tha Vogel. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco