Ja sa para dërgojnë emigrantët në Shqipëri, Kosovë ….

Ja sa para dërgojnë emigrantët në Shqipëri, Kosovë ….

14:03, 16/05/2018

Nga të dhënat e hartës botërore të remitencave të prezantuara nga PEË Research Center, gjatë vitit të kaluar në Shqipëri janë dërguar mbi një miliardë dollarë remitenca.

Greqia është shteti nga i cili Shqipëria merr më shumë remitenca në vlerë prej 463 milionë dollarë. Në vend të dytë është Italia me 382 milionë dollarë. Në të dy shtetet, vlerësohet se jetojnë e punojnë mbi një milionë emigrantë dhe nga këto dy vende kanë ardhur mbi 80 për qind e remitencave në total.

Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara me 77 milionë dollarë dhe më pas renditet Gjermania me 37 milionë dollarë.

Ndërkohë që Gjermania është shteti nga ku kosovarët më së shumti dërgojnë para, pastaj renditet Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dërgesa të diasporës. Por një problem për dërgesat e diasporës është mënyra e shpenzimit të tyre, e cila kryesisht shkon në konsum. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nga Gjermania dërgohen në vend rreth 40 për qind e remitencave.

Këto janë dhjetë vendet në të cilat punojnë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe dërgojnë në së shumti para për në vendlindje, shkruan Telegrafi.

1. Gjermania

2. Zvicra

3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës

4. Italia

5. Franca

6. Austria

7. Suedia

8. Belgjika

9. Anglia

10. Norvegjia

“Remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro. Nga Gjermania janë dërguar 39.4 për qind të tyre, ndjekur nga Zvicra me 21.8 për qind, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.1 për qind, Italia me 4.5 për qind, Franca me 4.3 për qind, Austria me 3.7 për qind, Suedia me 3.5 për qind, Belgjika me 2.6 për qind, Anglia me 2.5 për qind dhe Norvegjia me 1.7 për qind”, thuhet në buletinin mujor statistikor të BQK-së.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në botë vlerësohet se mbi 574 miliardë dollarë u dërguan nga emigrantët tek të afërmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco