Mediat serbe: Dronët e KFOR-it mund ta kenë filmuar momentin e vrasjes së Ivanoviçit

Mediat serbe: Dronët e KFOR-it mund ta kenë filmuar momentin e vrasjes së Ivanoviçit

12:50, 16/05/2018

Dornët e KFOR-it, mund ta kenë kapur momentin e vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviç.

Të paktën kështu shkruan gazeta serbe “Novosti”, e cila duke u referuar në burime thotë se dronët të cilët fluturojnë vazhdimisht mbi qiellin e Mitrovicës mund ta kenë incizuar momentin e krimit, dhe kjo do të paraqiste prova të mjaftueshme për zbardhjen e kësaj vrasjeje.

Tutje “Novosti” shkruan se mundësia e vetme që dronët e KFOR-it mund mos ta kenë incizuar momentin në fjalë, do të ishte nga mjegulla e dendur në ditën e vrasjes, edhe pse siç citon kjo gazetë, nga meteorologët ishte bërë e ditur që dukshmëria mëngjesin e 16 janarit ishte mjaftë e mirë.

Deklaratë të njëjtë pak ditë më parë ka dhënë e gruaja e Oliver, Milena Ivanoviq, e cila kishte theksuar se dukshmëria ditën e vrasjes së tij kishte qenë mjaftë e mirë.

E ndërkaq hetimet po vazhdojnë katër muaj që prej vrasjes së Ivanoviqit, gruaja e tij Milena, shprehet se nuk do të “lë gurë pa lëvizur” deri në gjetjen e vrasësit të bashkëshortit të saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco