Hoxhaj pas takimeve në Bruksel: Kosova në kilometrin e fundit për vizat

Hoxhaj pas takimeve në Bruksel: Kosova në kilometrin e fundit për vizat

11:31, 16/05/2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përfunduar vizitën zyrtare në Bruksel, ku në agjendë temë kryesore ka pasur liberalizimin e vizave.

Në një postim në Twitter Hoxhaj tha se Kosova është në kilometrin e fundit para se të lëvizë pa viza drejt zonës Schengen, duke aluduar në rezultate pozitive nga takimet e djeshme. 

Gjatë vizitës, Hoxhaj ka takuar komisionerin Hahn, Avramopoulos, raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, raportuesen për viza për Kosovën, Tania Fajon, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco