Johannes Hahn: Marrëveshja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet të jetë cilësore

Johannes Hahn: Marrëveshja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet të jetë cilësore

10:47, 16/05/2018

Eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar për gazetën greke “Ta Nea” se ka besimin që do të arrihet një marrëveshje për emrin.

Ai vlerëson se në Sofje nuk do të ketë diçka vendimtare, nëse do të ketë zgjidhje, por ajo që është me rëndësi në proces është që marrëveshja e mundshme të jetë cilësore.

Sipas tij, me mbështetje të BE-së, Maqedonia e tejkaloi krizën e thellë dhe zbatoi reforma që lidhen me Marrëveshjen e Përzhinos, por që edhe është afruar me fqinjët, si me marrëveshjen me Bullgarinë, ashtu edhe me tentimet për një ujdi me Greqinë.

Hahn thotë se vendimi për bisedime me Maqedoninë dhe Shqipërinë do të jetë një nxitje e madhe që këto dy vende të vazhdojnë drejt forcimit të reformave të filluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco