Mitchell: Nëse Vuçiç nuk e pranon propozimin për Kosovën, ka kush e pranon

Mitchell: Nëse Vuçiç nuk e pranon propozimin për Kosovën, ka kush e pranon

10:05, 16/05/2018

SHBA dhe superfuqitë perëndimore ia kanë dorëzuar planin e zgjidhjes për Kosovën kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, shkruajnë mediat serbe. Pala serbe e ka vlerësuar planin si "të keq"!

Takimet e shpeshta të përfaqësuesve të vendeve të Kuintit, e sidomos veprimi i shpejtuar i administratës së presidentit amerikan Donald Trump, nuk është i rastësishëm, vlerëson gazeta serbe "Blic".Vendet perëndimore ia kanë dorëzuar planin e tyre kryetarit të Serbisë.“SHBA dhe vendet perëndimore i kanë dorëzuar parimet dhe principet e veta, por për ne kjo nuk është mirë. Nuk mund të fitojmë asnjë komunë, AKS, do të fitoj njëfarë statusi, por ende nuk dihet se cilin status do ta ketë”, ka thënë për median serbe burimi i njoftuar me detajet e propozimit.

Në përpilimin e këtij dokumenti kanë marrë pjesë Ëess Mitchell, ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan për Evropë dhe Evroazi, Helga Schmidt, zëvendësja e përfaqësueses së lartë të BE për politikë të jashtme dhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe. “Kryetari serb është i vetëdijshëm se kjo ofertë e Perëndimit është joserioze me të cilën nuk mund të dalë para qytetarëve”, pretendon burimi i gazetës.

Siç merret vesh, Ëess Mitchell, disa pjesë të planit i ka prezantuar edhe OJQ-ve serbe duke thënë haptas se Serbia është e detyruar ta pranojë këtë.Sipas njërit nga pjesëmarrësve nga radhët e OJQ-ve, është e qartë se Amerika po nxiton ta zgjidhë çështjen e Kosovës gjë që i përgjigjet edhe fuqive të mëdha të Perëndimit, dhe ndoshta kjo të kryhet deri në fund të këtij viti. Mitchell ishte shumë i drejtpërdrejtë, thotë burimi i gazetës, ai iu kishte thënë pjesëmarrësve se “nëse Vuçiq nuk e pranon këtë plan, ka kush e pranon, por se mospranimi do të ishte fund për të (Vuçiqin) dhe për Serbinë”.

Me këtë rast Mitchell ka folur edhe për mjetet financiare të cilat i ka dedikuar Perëndimi për shpejtimin e gjithë këtij procesi. Kjo fletë qartë se diplomacia perëndimore është duke punuar “në shpejtësinë e gjashtë” për mbylljen urgjente të çështjes së Kosovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco