Reduktimi i ministrive në qeverinë e ardhshme, nis hartimi i pr/ligjit

Reduktimi i ministrive në qeverinë e ardhshme, nis hartimi i pr/ligjit

09:31, 12/05/2018

Qeveria e Kosovës para pak ditësh ka marrë vendim që ta themelojë një komision për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete se kur do të realizohet një gjë e tillë. Por, Projektligji i cili do ta përcaktojë saktë numrin e ministrave dhe të zëvendësministrave do të vlejë vetëm për Qeverinë e ardhshme, jo për atë aktuale.

Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë gazetës “Zëri” se komisioni për hartimin e Projektligjit do të përbëhet nga 14 persona, porse nuk kanë treguar nëse ai do të jetë funksional për Qeverinë e tanishme. Ndërkohë, vetë shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj para pak muajsh teksa pati njoftuar për bërjen e Projektligjit në fjalë pati paralajmëruar se ai do të hynte në fuqi tek në Qeverinë pasuese.

Një gjë të tillë e pohojnë edhe përfaqësuesit e opozitës, sipas të cilëve sado që është i rëndësishëm ky projektligj nuk do të gjejë zbatim gjatë këtij mandati. Kjo pasi, siç shprehen ata, po të hynte tash në fuqi ky ligj Haradinajt do t’i rrezikohej qeverisja. Në anën tjetër, përfaqësuesit e shoqërisë civile vlerësojnë se Ligji për Qeverinë duhet të finalizohet sa më parë në mënyrë që të zvogëlohet numri i ministrave e zëvendësministrave.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se komisioni i cili do ta hartojë Projektligjin për Qeverinë do të jetë i përbërë prej 14 personash, përfaqësues nga institucione të ndryshme të vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco