Serbia kërcenon Hradinajn: Do të arrestohet nëse vjen në Preshevë

Serbia kërcenon Hradinajn: Do të arrestohet nëse vjen në Preshevë

09:38, 27/04/2018

Gjatë ditës se djeshme pati spekulime se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ftuar ta vizitojë Preshevën.  I menjëhershëm ka qenë reagimi ashpër i ministrit të Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviq.  Ai ka paralajmëruar arrestimin e Haradinajt nëse ky i fundit hynë në Preshevë.

“Gjykata jonë është përgjegjëse për të. Urdhri mbetet në fuqi dhe ai patjetër që do të arrestohet”, ka thënë Stefanoviq për Kurir.

Haradinaj akuzohet nga Serbia për “krime lufte”, për çka është liruar dy herë nga Haga. Kryeministri i vendit ishte arrestuar vitin e kaluar në Colmar të Francës, por që më pas u lirua, shkruan lajmi.net.

Kërcënimet për arrestimin e Haradinajt vijnë sidomos pas arrestimit të Gjuriqit në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco