Mocion mosbesimi ndaj Haradinajt, ja çfarë thotë LDK

Mocion mosbesimi ndaj Haradinajt, ja çfarë thotë LDK

23:05, 26/04/2018

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se subjektet politike ose duhet të takohen në tryezë dhe të dakordohen për tema strategjike deri në caktimin e zgjedhjeve të parakohshme, ose ata si LDK do të shkojnë me mocionin e mosbesimit.

Sipas Hotit, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për të dal nga kjo situatë, ku koalicioni qeverisës nuk i ka 61 vota.

“Jemi në një situatë krize politike në vend, asnjë temë nuk mund të debatohet pa u zgjedhur çështja kryesore, pasi nuk mundet vendi të qeveriset me kryeministër që nuk i ka 61 vota”, tha Hoti.

Ai për RTK ka mohuar se do të merrte pjesë në një qeveri teknike dhe në asnjë format në këtë qeverisje.

Përndryshe, nëse LDK ngrit mocionin e mosbesimit dhe qeveria nuk merr 61 vota, atëherë vendi brenda 45 ditëve shkon në zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco