Zbardhet rrahja e policit në Mitrovicë, policia jep detajet

Zbardhet rrahja e policit në Mitrovicë, policia jep detajet

12:14, 21/04/2018

Pas njoftmit të mengjesit se një polic është dërguar në spital pasi ka marrë goditje në një lokal në Mitrovisë ka dalë edhe sqarimi I policisë për ngjarjen.

Dy policë të Kosovë janë përleshur mes vete në një kafene në Mitrovicën Veriore. Njëri prej tyre, me inicialet P.B., i nacionalitetit serb, ka pësuar lëndime të rënda trupore nga përleshja me kolegun – gjithashtu i nacionalitetit serb, me inicialet Z.P. Rasti ka ndodhur rreth orës 03:30 të së shtunës.

“Njërit prej policëve i është thyer hunda, ndërsa rasti është duke u hetuar si sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë zëdhënësi i policisë në stacionin e Veriut, Besim Hoti.

Hoti ka shtuar edhe se dy policët nuk janë anëtarë të stacionit në Veri dhe gjatë përleshjes nuk kanë pasur uniformat policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco