Propozimi i deputetit Molliqaj : Të hiqet Roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë

Propozimi i deputetit Molliqaj : Të hiqet Roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë

08:28, 21/04/2018

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Molliqaj në emër të kolegëve të tij nga grupi parlamentar kërkon që me mocion të kërkohet të hiqet roamingu ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Molliqaj kërkesën e tij drejtuar Kuvendit e ka publikuar në rrjetin social Facebook.

Ja shenimi I plotë i Molliqajt:

Rezolutë për heqjen e ROAMING ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. 

Sot, në emër të grupit tonë parlamentar, dorëzova kërkesën për mocion në lidhje me heqjen e roaming-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. 

Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë paguajnë çmime shumë të larta për shërbimet telefonike dhe të internetit saherë që ata udhëtojnë në Shqipëri, përkatësisht Kosovë. 

Përmes këtij mocioni, ne kërkojmë që këto tarifa të hiqen dhe qytetarët të mund të komunikojnë me çmime sikurse në vendet e tyre. Një gjë e tillë tashmë zbatohet në shtetet e Bashkimit Evropian. 

Shpresoj që ky mocion do të mbështetet nga të gjithë deputetët dhe se pastaj të dyja qeveritë do të nisin sa më parë procedurat për heqjen e roaming-ut.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco