Haradinaj ia dorëzon Thaçit platformën për dialogun me Serbinë

Haradinaj ia dorëzon Thaçit platformën për dialogun me Serbinë

12:41, 20/04/2018

Presidenti Hashim Thaçi e ka pranuar platformën për fazën finale të dialogut me Serbinë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Thaçi ka thënë se finalizimi i dialogut është mundësi e mirë që Kosova të afrohet me BE-në.

Sipas tij, kjo fazë e dialogut me Serbinë duhet të përmbyllet në një marrëveshje ligjore e cila i mundëson Kosovës anëtarësim në OKB.

Ja postimi i plotë i Thaçit: Sot e pranova nga kryeministri Haradinaj platformën shtetërore të Republikës së Kosovës për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Finalizimi i dialogut është një mundësi e mirë për Kosovën që të afrohet me Bashkimin Evropian dhe të forcojë edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar.

Kjo fazë e dialogut duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, e cila i mundëson Kosovës anëtarësimin në OKB, por edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe duke ecur përpara pa u penguar si shtete fqinje drejt integrimeve euroatlantike.

Ekipi ynë në këtë fazë përfundimtare të dialogut do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të ketë bashkëpunim e koordinim të plotë të të gjitha institucioneve të vendit. Ne jemi të përkushtuar që të kontribuojmë në stabilitetin rajonal dhe në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet fqinje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco