Mbledhja e Qeverisë, miratohet platforma për dialogun Kosovë - Serbi…..

Mbledhja e Qeverisë, miratohet platforma për dialogun Kosovë - Serbi…..

10:04, 19/04/2018

Qeveria e Kosovës ka miratuar platformën për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këtë platformë ekzekutivi ia ka dërguar Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në formë të rezolutës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo platformë ka për qëllim përmbylljen e fazës finale të këtij dialogu.

“Besoj nga të gjitha reflektimet, ka ardhur koha që Qeveria t’i propozoj Kuvendit një platformë për dialogun dhe ata ta miratojnë si rezolutë. Platforma ka disa pika që mund të jenë nene të rezolutës. Kjo i siguron proces të sigurt për të ecur përpara”, tha Haradinaj.

Me këtë platformë u bëhet thirrje të gjitha partive politike që të jenë unike në këtë proces.

Vendimet e sotshme nga mbledhja e Qeverisë  

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar propozimin për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka miratuar  nismën për negocimin e Marrëveshjes së Granit me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfË) për financimin e projektit  “Përmirësimi i Ngrohtores Qendrore në Prishtinë”, raporton lajmi.net.

Qëllimi i kësaj  marrëveshje është zgjerimi i rrjetit të ngrohtores përmes kogjenerimit. Vlera e marrëveshjes është 2.3 milionë euro.

Po ashtu qeveria ka miratuar nismën për marrëveshje me bankën gjermane (KfË)  për financimin e projektit “Shërbime Financiare  për Krijimin  e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë. Vlera e këtij projekti është 6.5 milionë euro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco