Daçiç: Kosova s'mbijeton dot si shtet, ndaj do të bashkohet me Shqipërinë

Daçiç: Kosova s'mbijeton dot si shtet, ndaj do të bashkohet me Shqipërinë

07:46, 19/04/2018

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se Kosova nuk do të mund të mbijetojë si shtet, dhe se do të bashkohet më Shqipërinë, shkruan agjencia Tanjug.

Ai thënë se Serbia dëshiron që të arrijë kompromis me Kosovën, por që kjo sipas tij nuk do të mund të përdorej në tregtinë e jashtme si kusht për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Gjatë konferencës “Trajnimi i liderëve politikë”, Daçic ka thënë se dialogu me Prishtinën po zhvillohet për të arritur marrëveshje, pasi që ato sipas tij nuk mund të bëhen njëanshëm, që njëra palë të marrë gjithçka e tjetra asgjë.

“Nuk ka asnjë mundësi për askënd që të formojë shtet pa arritur marrëveshje. Kosova nuk do të mbijetojë si shtet, por do të ribashkohet me Shqipërinë”.
“Diçka e ngjashme si ndërmjet Serbisë me Kosovën mund t’i ndodhë çdo shteti”, ka thënë Daçcq, për ç'ka ka kërkuar që të krijohen parime të cilat do të duhej të respektoheshin nga të gjithë.

“Po luftojmë sepse duam kompromis, por ata nuk po duan. Është si në divorc, njëra palë nuk mund të marrë gjithçka, duhet të ketë proces dhe marrëveshje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DACIC21/04/2018 17:09

O Ivica,Nuk do ndodhe bashkim me Kosoven sepse realitetet kane ndryshuar100 per100 ne raport me para 10 vitet! Tani as ata nuk duan, as ne nuk duam; eshte konstruktuar nje ftohtesi dhe ndasi e thelle qe e ndalon katerciperisht Bashkimin, Kuptohet qe ne thelb Ne nuk duhemi por vetem aparence konstatoj si analist popullor; si rrjedhim Kosoa ne nje te ardhme jo te larget do i ringjeshet Serbise!

Shto koment

Denonco