Pas Demarkacionit/ Haradinaj takohet me homologun malazez: Ja çfarë diskutuan...

Pas Demarkacionit/ Haradinaj takohet me homologun malazez: Ja çfarë diskutuan...

22:42, 18/04/2018

“Kryeministrin e Malit të Zi e përgëzova për zgjedhjen e presidentit të ri, Milo Gjukanoviç. Jemi të lumtur që ky vend zgjodhi një president që ka aspirata të njëjta me vendin tonë, familjen evropiane dhe miqësinë e përhershme me SHBA-të.

Vizioni ynë si Kosovë është që të thellojmë raportet miqësore, fqinjësore, ekonomike dhe politike me Malin e Zi. Ky vend ka treguar gatishmëri ta ndihmojë Kosovën në proceset tejet të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, për kryeministrin Markoviç, Kosova mbetet një nga vendet me të cilat duhet intensifikuar bashkëpunimi ekonomik dhe partneriteti politik, fusha këto për të cilat Mali i Zi do të përkushtohet që të avancohen, derisa mbështet Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Kryeministri i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, diskutuan edhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore, rrugën që lidhë Kosovën me Malin e Zi, për hekurudhën që përshkon Bjello Polen – Berane – Pejë, për mbështetjen e komunitetit malazez në Kosovë dhe atij shqiptarë në Malin e Zi dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme për të dyja vendet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco