FOTO/ Haradinaj tregon nga Shkupi çfarë po bën me homologët dhe ç'diskutoi me Zaevin

FOTO/ Haradinaj tregon nga Shkupi çfarë po bën me homologët dhe ç'diskutoi me Zaevin

14:34, 18/04/2018

Kryeministri i Kosovës Ramush haradinaj ka marrë pjesë sot në Samitin Digjital WB6 në Shkup sëbashku me kryeministrat e tjerët të rajonit.

Shqipëria përfaqësohen nga Zv.kryeministrja Senida Mesi, pasi kreu i qeverisë ka pritur në Tiranë, shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherinin e cila e njoftoi dhe i dorëzoi rekomandimin pozitiv të KE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Vetë Ramush Haradinaj ka rrëfyer në rrjtete sociale për Saimitn dhe takimin e posaçëm me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaevin.

"Në panelin e diskutimit, njofton Haradinaj, - bashkë me kryeministrat tjerë të rajonit, do të paraqesim vizionin tonë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në tregun digjital europian.Në panelin e diskutimit në Samitin Digjital #DSWB6, në Shkup, paraqita pozitën aktuale të Kosovës në epokën digjitale dhe agjenden tonë për të ardhmen.

Si vend me popullatë shumë të re, dhe bazuar në potencialin e të rinjve tanë për Teknologjinë Informative, kemi themeluar Ministrinë e Inovacionit dhe digjitalizimin e shohim si pikëmbështetje për prosperimin ekonomik.

Kosova ka shënuar progres dhe është e përkushtuar të avancojë edhe më tutje në fushën e sigurisë kibernetike, ekonominë digjitale, e-qeverisje, shtrirjen e internetit në tërë territorin, si dhe përfshirjen në ICT dhe infrastrukturën broadband."

Lidhur me takimin me kreun e qeverisë së Maqedonisë, kreu i qeverisë kosovare njofton:

"Me kryeministrin Zaev shprehëm gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit bilateral dhe diskutuam për mundësinë e përafrimit të agjendave ekonomike e politike në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona.

Nikoqirin e Samitit të Shkupit, kryeministrin Zoran Zaev, e urova për progresin në rrugën drejt BE-së, për një përfshirje të madhe të shqiptarëve dhe për komunikimin efektiv me Kosovën.

Kosova është e interesuar të ketë raporte të mira me fqinjët e saj dhe Maqedonia është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërshtetëror, në funksion të paqës së qëndrueshme dhe mirëkuptimit në rajonin tonë dhe më gjërë."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco