Ngrihet çështja e bllokimit të Interkonjeksionit Kosovë - Shqipëri

Ngrihet çështja e bllokimit të Interkonjeksionit Kosovë - Shqipëri

10:58, 18/04/2018

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, po merr pjesë në Konferencën “Berlin Energy Transition Dialogue”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e Republikës Federale të Gjermanisë, ku marrin pjesë mbi 50 ministra të energjisë nga vende të ndryshme të botës.

Në nisje të kësaj konference, Ministri  Lluka u takua me homologun e tij gjerman, Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë të Gjermanisë, z. Peter Altmaier, me të cilin diskutan për të ushtruar më shumë ndikim te Qeveria e Serbisë, për implementimin e shpejtë të marrëveshjes së plotë të interkoneksionit, dhe njëkohësisht për t’i mundësuar Kosovës të bëhet anëtare e Organizatës Evropiane të Transmisioneve, ENTSO-e, e cila është pengesë e vetme për integrimin e tregut energjetik me Shqipërinë dhe rajonin.

Momentalisht Kosova po humb rreth 22 milionë euro në vit nga mos zbatimi i marrëveshjes së interkoneksionit të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë para rreth 5 viteve. Këtë brengë, Ministri Lluka e shprehu edhe në takim me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian për Unionin Energjetik, z. Marosh Shefcovic.

Ndryshe, në Konferencën “Berlin Energy Transition Dialogue” Ministri gjerman i Ekonomisë dhe i Energjisë, Peter Altmaier para të pranishmëve foli për rëndësinë e energjisë në sektorin ekonomik dhe tranzicionin që vendet duhet ta bëjnë gradualisht nga energjia tradicionale në atë të mençur dhe të gjelbër, duke u fokusuar në energji të ripërtëritshme dhe në efiçiencë të energjisë, shkruan agjensia e lajmeve ekonomia.

Ndërsa, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Heiko Maas foli për ndihmën që shteti gjerman ka ofruar tek të gjitha vendet në zhvillim për të zhvilluar sektorin energjetik, duke ndihmuar ekonomitë vendore.

Ndryshe në këtë konferencë ndërkombëtare, te pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Ripërtëritshme (International Reneëable Energy Agency), z. Adnan Amin dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji (International Energy Agency), z. Fatih Birol.

*Edhe pse është inauguruar nga dy kryeministrata, Isa Mustafa dhe Edi Rama, linja e interkonjeksionit 400 KW Shqipëri-Kosovë ende nuk është vënë në punë për shkak të pengesave të ardhura nga Serbia, pasi kërkon që kjo linjë të menaxhohet nga operatori serb EMS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco