Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:14, 18/04/2018

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, tani pritet vendimi i Këshillit

Shefja e politikës së Jashtme e BE-së, Frederica Mogherini në një konferencë në Bruksel është shprehur se rekomandohet hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas saj, reformat e nisura në vendet për të cilat kërkohet hapja e negociatave duhet të vazhdojnë më tutje.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/153695/ke-rekomandon-hapjen-e-negociatave-me-shqiperine-tani-pritet-vendimi-i-keshillit/

 

Hapja e negociatave/ Berisha: Kjo është një thirrje për tu ndarë sa më parë nga Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndeur raportin e KE-së për rekomandimin për hapjen e negociatave me BE-në. Përmes një statusi në Facebook, ish-kreu i qeverisë deklaron se me këtë vendin të drejtë KE tregoi dashamirësinë dhe respektin për popullin shqiptar.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/153831/hapja-e-negociatave-berisha-kjo-eshte-nje-thirrje-per-tu-ndare-sa-me-pare-nga-rama/

 

Rekomandimi për hapjen e negociatave/ Ja reagimi i Bashës dhe mesazhi për...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke u shprehur se ky është momenti për të punuar, jo për të festuar.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/153824/rekomandimi-per-hapjen-e-negociatave-ja-reagimi-i-bashes-dhe-mesazhi-per/

 

VIDEO/ Rekomandimi për hapjen e negociatave, Gjosha: Lajm i mirë, por një detyrim për të ...

Deputetja e LSI-së, Klada Gjosha, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.  Gjosha tha se Shqipëria e kishte marrë rekomandimin për hapjen e negociatave që në nëntor të vitit 2016, ndërsa sot është rikonfirmuar i njëjti vendim.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/153754/video-rekomandimi-per-hapjen-e-negociatave-gjosha-lajm-i-mire-por-nje-detyrim-per-te/

 

Abuzimi me detyren, pezullohen 4 zyrtarë të Drejtorisë së Taksave Vendore në Fier

Kryetari i Bashkisë së Fierit ka pezulluar nga detyra 4 drejtues dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave vendore.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/153694/abuzimi-me-detyren-pezullohen-4-zyrtare-te-drejtorise-se-taksave-vendore-ne-fier/

 

Tragjedi në një familje në Tiranë, burri gjen gruan të varur

Tiranë - Një 40-vjeçare është gjetur e varur në banesë nga bashkëshorti i saj. Sipas policisë, viktima është A.B., e cila sipas hetimeve paraprake rezulton të jetë vetëvarur

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/153731/tragjedi-ne-nje-familje-ne-tirane-burri-gjen-gruan-te-varur/

 

Pa viza në BE, ja çfarë thotë raportuesi për Kosoven

Përkundër se zyrtarët e lartë të institucioneve në Kosovë po shprehen se vizat do të hiqen deri në fundin e vitit, Bashkimim Evropian nuk ka ndonjë afat kohor për këtë çështje.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/153678/pa-viza-ne-be-ja-cfare-thote-raportuesi-per-kosoven/

 

Tsipras ka një mesazh të fortë për Turqinë/ Nuk negociojmë as për një centimetër të Greqisë

Kryeministri grek Alexis Tsipras i dërgoi një mesazh Turqisë duke paralajmëruar se megjithëse Greqia mirëpriti dhe kërkoi bashkëpunim, nuk do të largohej nga konfrontimi për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të saj sovran.

Për më shumë

https://www.syri.net/rajoni/153838/tsipras-ka-nje-mesazh-te-forte-per-turqine-nuk-negociojme-as-per-nje-centimeter-te-greqise/

 

Sondazhet në SHBA, Trump mund bindshëm ish-presidentin Obama

Raportet e përditshme të prestigjiozes amerikanë të publikimit të sondazheve, “Rasmussen”, treguan këtë të hënë se 51% të votuesve të mundshëm amerikanë miratojnë punën e Presidentit Trump. 

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/153529/sondazhet-ne-shba-trump-mund-bindshem-ish-presidentin-obama/

 

Penalltia e dyshimtë me Realin, UEFA me reagimin e saj befason të gjithë!

UEFA i ka quajtur kërcënimet dhe polemikat në drejtim të Michael Oliver të Anglisë të papranueshme dhe të dënueshme.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/153562/penalltia-e-dyshimte-me-realin-uefa-me-reagimin-e-saj-befason-te-gjithe/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco