Ish-kryeministri Mustafa në një konferencë pas 3 muajsh kurimi në Gjermani

Ish-kryeministri Mustafa në një konferencë pas 3 muajsh kurimi në Gjermani

12:55, 17/04/2018

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa do të marrë pjesë në një aktivitet publik pas disa muajsh qëndrimi në Gjermani ku u trajtua për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Mustafa do të marrë pjesë në Konferencë e nivelit të lartë 'Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian' që do të mbahet më 25 Prill, 2018 në Prishtinë.

Mustafa do të flasë për “Projektimi i dekadës së ardhshëm të Kosovës: Arritjet” Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Kryeministri, Kryeparlamanetari dhe Lideri i VV’së Albin Kurti. Mustafa është kthyer para 10 ditësh në Kosovë pasi ka qëndruar për 3 muaj në një klinikë gjermane. Nuk dihet nëse në ndërkohë kreu i LDK'së do të shfaqet në ndonjë aktivitet partiak, por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco