Mbledhja e Parlamentit të Kosovës, Haradinaj nuk merr pjesë

Mbledhja e Parlamentit të Kosovës, Haradinaj nuk merr pjesë

11:58, 16/04/2018

Parlamenti i Kosovës do të mblidhet në një seancë plenare, ku në program janë pesë interpelanca, katër prej të cilave kërkojnë pjesëmarrjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Por zëdhënësja e qeverisë, Donjeta Gashi, tha në një deklaratë për shtyp se kryeministri Haradinaj nuk do të jetë i pranishëm në këto interpelanca pasi do të presë homologun e tij bullgar, Boiko Borissov.

Ky i fundit është ftuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë zhvilloi një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për samitin e Sofies, i cili vlerësohet i rëndësishëm për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri bullgar do të takohet edhe me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e parlamentit Kadri Veselin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco