Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:14, 16/04/2018

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

REL zbardh raportin e KE-së për Shqipërinë, kërkohen sërish kushtet e 1 viti më parë

Komisioni Europian do të rekomandojë çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë, raporton Radio Europa e Lirë, duke iu referuar dokumentit të progres-raportit të KE-së për Shqipërinë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/153204/rel-zbardh-raportin-e-ke-se-per-shqiperine-kerkohen-serish-kushtet-e-1-viti-me-pare/

 

Denoncimi: Zbulohet ‘Loshi’, oficeri i Policisë që trafikon kokainë

 “Një oficer në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës merret me trafik kokaine”. Denoncimi ka ardhur në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha dhe ai tregon se ia ka dërguar një oficer policie që punon po në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/153207/denoncimi-zbulohet-loshi-oficeri-i-policise-qe-trafikon-kokaine/

 

Pas deklaratës së Ramës se nëna e tij ishte e sëmurë/ Shpërthen Paloka: Luan rolin e viktimës që të…

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, njëherazi edhe nënkryetar i PD-së, ka reaguar ashpër përmes një komenti në rrjetet sociale ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë bëri të ditur se nëna e tij, Aneta, po përballej me një sëmundje të vështirë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/153080/pas-deklarates-se-rames-se-nena-e-tij-ishte-e-semure-shperthen-paloka-luan-rolin-e-viktimes-qe-te-hellip/

 

Vrasja e shqiptarit në Kolumbi, ja çfarë informacionesh ka diplomacia shqiptare…

Amerika Latine është rikthyer sërish në vëmendje pasi një tjetër shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë në një atentat tipik mafioz, pak ditë më parë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/153149/vrasja-e-shqiptarit-ne-kolumbi-ja-cfare-informacionesh-ka-diplomacia-shqiptare-hellip/

 

Gjakmarrja, dëgjohet një zë nga familja Majollari: Mario këndon

Vrasja e bujshme për hakmarrje e të pafajshmit Mario Majollari, vrasje që bëri bujë në dy shtete, Shqipëri e Suedi, vazhdon të trondisë ende.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/153091/gjakmarrja-degjohet-nje-ze-nga-familja-majollari-mario-kendon/

 

Sugjerimi: Paga minimale zyrtare është tepër e lartë në Shqipëri dhe... duhet ulur

Banka Botërore iu bashkua Fondit Monetar Ndërkombëtar në opinionin se paga minimale zyrtare aktualisht në Shqipëri është "e lartë" ose "relativisht e lartë", duke sugjeruar se qeveria do të bëjë mirë ta ulë atë për të nxitur punësimin, shkruan BIRN.

Për më shumë

https://www.syri.net/ekonomi/153140/sugjerimi-paga-minimale-zyrtare-eshte-teper-e-larte-ne-shqiperi-dhe-duhet-ulur/

 

Haradinaj kujton vëllëzërit e vrarë në luftë, Shkëlzenin dhe Erzenin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllezërit e tij, Shkëlzenin dhe Enverin, duke thënë se familja e tyre ka pasur shumë dhimbje e padrejtësi, por kjo dhembje duhet të kthehet në forcë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/153137/haradinaj-kujton-vellezerit-e-vrare-ne-lufte-shkelzenin-dhe-erzenin/

 

SHBA gati sanksionet e reja për Rusinë, ambasadorja amerikane: Zyrtarizohen nesër

SHBA do të vendosë sanksione të reja për Rusinë. Ambasadorja e SHBA në OKB Nikky Haley, deklaron se ato do të publikohen të hënën. Sanksionet për Rusinë vijnë pas pozicionimit dhe deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin pro presidentit Bashar al Asad pas bombardimeve nga SHBA, Britania dhe Franca të Sirisë.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/153192/shba-gati-sanksionet-e-reja-per-rusine-ambasadorja-amerikane-zyrtarizohen-neser/

 

Francë, protestuesit sfidojnë Macron/ Arrestime dhe plagosje…

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se 63 persona janë arrestuar dhe 9 oficerë policie janë plagosur, gjatë protestave të mbajtura në dy qytete, mes zemërimit të zjarrtë ndaj ndryshimeve ligjore të reformës së punës nën drejtimin e presidentit Emmanuel Macron.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/153098/france-protestuesit-sfidojne-macron-arrestime-dhe-plagosje-hellip/

 

VIDEO/ Strakosha shpëton Lazion, derbi në ‘Olimpico’ fitohet nga...

Në “Olimpico” derbin mes Romës dhe Lazios e kanë fituar tifozëritë e të dyja skuadrave, që dhuruan një spektakël të vërtetë, para dhe gjatë 90 minutave.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/153227/video-strakosha-shpeton-lazion-derbi-ne-olimpico-fitohet-nga/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco