Haradinaj kujton vëllëzërit e vrarë në luftë, Shkëlzenin dhe Erzenin

Haradinaj kujton vëllëzërit e vrarë në luftë, Shkëlzenin dhe Erzenin

14:46, 15/04/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllezërit e tij, Shkëlzenin dhe Enverin, duke thënë se familja e tyre ka pasur shumë dhimbje e padrejtësi, por kjo dhembje duhet të kthehet në forcë.

“Shkëlzen dhe Enver, pushka juaj i dha krah lirisë! Familja jonë ka pas shumë dhembje e padrejtësi. Sot këtë dhembje duhet ta kthejmë në forcë, që t’ia besojmë lirinë ligjit dhe përditë të angazhohem që të triumfojë drejtësia në vendin tonë. Pushoni të qetë vëllezër”, ka shkruar Haradinaj në facebook, përcjell Telegrafi.

Vëllezërit e Ramushit, Shkelzeni dhe Enveri ishin lufëtar të UÇK-së. Shkëlzen Haradinaj ra më 6 maj të vitit 1999 në kufirin shqiptaro-shqiptar kur me një grup bashkëluftëtarësh po hynte në Kosovë.

Kurse Enver Haradinaj u vra në rrethana të pasqaruara më 16 prill 2005 në Raushiq të Pejës. Ai ishte pjesëtar i UÇK-së dhe gjatë luftës është plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco