PDK do e mbështesë Demarkacionin

PDK do e mbështesë Demarkacionin

22:07, 23/02/2018

Kreu i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se dallimet mes palëve në dialogun për demarkacionin janë të vogla dhe në këtë drejtim ai shpreson se një marrëveshje do të arrihet deri të mërkurën.

Krasniqi ka thënë për Gazetën Metro se PDK nuk ka pasur asnjë vërejtje dhe kërkesë për të gjithë materien e demarkacionit

“Grupi Parlamentar i PDK-së do të vazhdojë të jetë konsistent në qëndrimin e vet dhe po ashtu tejet konstruktiv në diskutime, siç kemi qenë deri më tani. Dallimet janë të vogla dhe marrëveshja mund të arrihet, sepse edhe ka disponim të tillë”, ka thënë Krasniqi.

“PDK mbetet në qëndrimin e saj se do ta përkrahë Demarkacionin pa asnjë kusht. Pra, ne do të jemi pjesë e unitetit në mënyrë që kjo çështje të përmbyllet”, ka deklaruar ai.

Në fakt janë vetëm LDK dhe AAK që kanë kundërshtime rreth përmbajtjes së Projektligjit për demarkacionin. Dy ditë më radhë në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, janë zhvilluar diskutime, të cilat kanë rezultuar pa sukses por me përafrim qëndrimesh.

Vazhdimi i seancës për demarkacionin pritet të mbahet të mërkurën prej orës 10:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment