Delawie vazhdon me mesazhe për deputetët: Mendoni për qytetarët, ratifikojeni Demarkacionin

Delawie vazhdon me mesazhe për deputetët: Mendoni për qytetarët, ratifikojeni Demarkacionin

19:28, 23/02/2018

Ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie po vazhdon të dërgojë mesazhe te deputetët që ta ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

Deklarata e fundit erdhi pas dështimit të seancës së sotme, ku pati edhe konfrontime ndërmjet kryeministrit dhe deputetëve të LDK-së.

Në një postim në tëitter, Delaëie ka thënë se tani është koha që të gjitha partitë të tregojën lidership.
Ai ka kërkuar nga partitë që të mendojnë për qytetarët.

“Tani është koha për të gjitha partitë të tregojnë lidership. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në rend të parë. Ratifikojeni demarkacionin”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Delaëie edhe sot është parë në ambientet e Kuvendit.

Deklaratat e këtij të fundit gjatë gjithë kohës kanë qenë të qarta.

Sipas Delawies deputetët duhet ta votojnë demarkacionin, dhe t’ua mundësojnë qytetarëve lëvizjen e lirë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment