Ish-diplomati amerikan rendit 4 skenarët për marrëveshjen Prishtinë-Beograd...

Ish-diplomati amerikan rendit 4 skenarët për marrëveshjen Prishtinë-Beograd...

16:25, 23/02/2018

Çështja e Kosovës është e mundur vetëm përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë të Beogradit e Prishtinës, por nuk jam optimist rreth kësaj, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve, ish - ambasadori amerikan në Serbi,  William Montgomeri.

Sipas tij, pengesa e parë është fakti se shqiptarët e Kosovës kanë shumë përkrahje nga amerikanët të cilët e mbajnë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës në kufijtë aktual.

Përsa kohë SHBA të ketë këtë qëndrim, janë të vogla gjasat që ndonjë politikan shqiptar, të marrë përsipër këtë rrezik dhe të dorëzojë ndonjë territor.

Ai rendit katër skenarë të mundshëm për Kosovën.

I pari, është vazhdimi i situatës aktuale, që në fund do të përdorej për bllokim të Serbisë në BE.

I dyti është normalizimi i marrëdhënieve pa njohje të drejtpërdrejtë të Kosovës nga Serbia.

I tretë është ai që para Serbisë, në fund të procesit të anëtarësimit në BE, të vihet zgjidhja sipas parimit “merre ose leje” – “njihe pavarësinë e Kosovës dhe hyni në BE, refuzoni dhe nuk do të bëheni anëtar".

I katërti mund të jetë që udhëheqja serbe dhe ajo shqiptare të arrijnë një marrëveshje bilaterale, në të cilën do të ketë elementë që nuk do t’i pëlqejnë bashkësisë ndërkombëtare. Referuar këtij skenari të fundit, Montgomeri sheh një ndarje të Kosovës dhe marrjen e një territori të Serbisë nga Kosova që banohet kryesisht me shqiptarë (shkëmbim territoresh).

“Pres që BE të kërkojë nga Serbia që të ndikojë te Rusia për të zhbllokuar pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuar në këmbim të pranimit të Serbisë në BE”, tha Montgomeri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment