Vritet një shqiptar nga Istogu në Siri, ja emri

Vritet një shqiptar nga Istogu në Siri, ja emri

14:33, 13/02/2018

Edhe nje qytetar nga Kosova është eshtë vrarë në luftën në Siri, duke çuar në 76 numrin e të vrarëve në konfliktin që po ndodh në këtë vend.

I vrari është Betim Ibrahimaj nga Komuna e Istogut dhe lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë bashkëshortja e Ibrahimajt e cila ishte së bashku me të në Siri.

Ajo përmes një bisede telefonike ka njoftuar prindërit e Ibrahimajt, se Betimi është vrarë.

Blic nga burimet e saj mëson se familja e Brahim Ibrahimajt me të marrë lajmin, ka hapur edhe të pamën e cila ka përfunduar gjatë javës së kaluar.
Lajmin për vrasjen e këtij kosovari, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha se “Policia e Kosovës, nga burimet të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi, mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, policia nuk posedon ndonjë dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”. I vrarai në siri, Ibrahimaj ishte kthyer në Kosovë dhe ishte përballur me ligjin në rastin e njohur si ‘Liqeni i Badovcit’, por ai kishte arritur të arratisej sërish dhe të rikthehej në vendin ku edhe ka humbur jeten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco