U akuzuan se fshehen provat, gjykata liron policët në Mitrovicë

U akuzuan se fshehen provat, gjykata liron policët në Mitrovicë

09:22, 13/02/2018

Gjykata në Mitrovicë ka lënë të lirë dy punonjëst e policisë që u ndalina pak ditë më parë. Dy policët e Kosovës, Zharko Jankoviq dhe Dragisha Markoviq janë lënë të lirë një ditë më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ndonëse Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit për efektivët e policisë.

Ata sipas kërkesës së Prokurorisë dyshohen se kanë fshehur provat në rastin e ngjarjes ku mebti i vrarë liderit serb Oliver Ivanoviç, më 16 janar.

Dy punonjësit e policisë dyshohet se kanë larguar nga vendi I ngjarjes dhe nuk e kanë dorëzuar një gëzhojë plumbi. Po ashtu, ata dyshohet se nuk e kanë ruajtur vendin e ngjarjes në ditën kur është vrarë Ivanoviçi.

Vendimin e Gjykatës për lirimin e policëve nuk e ka mirëpritur Prokuroria duke quajtuar si vendim të papritur dhe ka paralajmëruar se gajtë ditës ë sotme do të bëjë ankesë ndaj këtij vendimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco