VIDEO/ Gjesti i madh i yllit turk, Yildiz la festën dhe vrapoi për të përqafuar Zhegrovën

VIDEO/ Gjesti i madh i yllit turk, Yildiz la festën dhe vrapoi për të përqafuar Zhegrovën

09:22, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat 1-0 në shtëpi nga Turqia në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Golin që i dha kualifikimin Turqisë e realizoi sulmuesi Kerem Akturkoglu në minutën e 53-të.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti ylli i Juventusit, Kenan Yildiz i cili në fund u zëvendësua pas 89 minutash në lojë.

E njĂ«jtĂ« nuk ishte situata pĂ«r bashkĂ«lojtarin e tij te ‘Zonja e VjetĂ«r’, Edon Zhegrova, i cili u inkuadrua nĂ« lojĂ« vetĂ«m nĂ« pjesĂ«n e dytĂ«.

Ylli kosovar u fut në lojë në minutën e 71-të, por pavarësisht disa momenteve të mira nuk ia doli që të bëjë dallimin.

Pas përfundimit të ndeshjes futbollistët turq filluan festën, por ajo që mori vëmendjen ishte gjesti i Kenan Yildiz.

20-vjeçari me të parë Zhegrovën vrapoi në drejtim të tij dhe i dha një përqafim duke e ngushëlluar për eliminimin.

Dyshja do tĂ« rikthehen sĂ«rish nĂ« aksion sĂ« bashku tĂ« hĂ«nĂ«n, kur Juventusi do tĂ« presĂ« Genoan nĂ« “Allianz Stadium”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco