Gazetari i Syri TV, Mantho Prokopi, i ftuar në studio në “Edicionin e Mesditës” me Arnold Kariqin, për të komentuar sfidën e sotme mes Kosovës dhe Turqisë, theksoi se kjo është një ditë historike për futbollin kosovar dhe shqiptar.
Sipas tij, përfaqësuesja e Kosovës ndodhet vetëm 90 minuta larg një kualifikimi historik në Kupa e Botës 2026, çka mund të shënojë pjesëmarrjen e parë të saj në një kampionat botëror. Ai nënvizoi se Kosova ka treguar potencial të madh gjatë kualifikueseve, duke mposhtur skuadra si Suedia dhe Sllovenia, si dhe duke kaluar Sllovakinë me spektakël. Megjithatë, përballë saj qëndron një kundërshtar i fortë si Turqia, e cila shihet si favorite në letër.
Prokopi shtoi se ndeshja pritet të jetë e ekuilibruar, duke marrë parasysh faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, ku biletat janë shitur prej ditësh dhe interesi ka qenë i jashtëzakonshëm.
Ai theksoi gjithashtu se kjo përballje është një festë për gjithë shqiptarët, pavarësisht rezultatit, duke e cilësuar rrugëtimin e Kosovës si të jashtëzakonshëm dhe të denjë për vlerësim. Në analizën e tij, gazetari vuri në dukje se presioni më i madh bie mbi Turqinë, e cila synon rikthimin në Kupën e Botës pas një mungese të gjatë që nga viti 2002. Ndërkohë, Kosova luan pa presion, me synimin për të bërë histori.
Prokopi theksoi se, përtej aspektit sportiv, një kualifikim i mundshëm do të kishte vlera të mëdha edhe në planin ndërkombëtar për Kosovën, duke e kthyer këtë sfidë në një moment me peshë të veçantë historike.
Prokopi:
Sot në fakt është një ditë që ndoshta mund të shkruhet me gërma të arta në historinë, sidomos në futbollin kosovar, por pse jo edhe në historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë, përfaqësuesja e Kosovës është shumë pranë pjesëmarrjes për herë të parë në histori në një kampionat botëror, siç është ajo i Amerikës 2026 dhe praktikisht janë vetëm 90 minuta larg ? Pra, zakonisht thuhet që janë vetëm 90 minuta, gjithçka mund të ndodhi, por kjo e sotmja, literalisht mund të ndodhë gjithçka, pasi Kosova është një përfaqësuese që ka treguar që di të bëjë mirë, di të bëjë surpriza edhe ndaj emrave të mëdhenj, edhe pse sot në fakt përballet me Turqinë, që është një emër shumë i madh i futbollit evropian, por edhe botëror. Por gjithsesi, shtuar faktit që është vetëm një finale dhe shtuar faktit që Kosova do të ketë edhe faktorin fushë ditën e sotme, pra dhe tifozerinë, ë na bën të ëndërrojmë shumë që Dardanët mund të kenë dhe një kualifikim historik ë në botëror, që do të ishte për herë të parë për ta, që do të merrnin pjesë edhe në futbollin e skenës ndërkombëtare. Pa diskutim, siç e thamë, do të jetë shumë e vështirë, do të jetë një mision shumë i vështirë, edhe pse ambienti në Kosovë duket i ngrohur tashmë dhe i gatshëm për këtë duel, por ë për të thënë të vërtetën, favorit shihet Turqia për të kaluar më tej. Sigurisht ne shpresojmë më pas tek një mrekulli, pse jo e përfaqësuese Dardane.
Ka treguar një futboll shumë interesant. Është një Kosovë që në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës mposhti dy herë Suedinë, mposhti njëherë Slloveninë në transfertë. Është një Kosovë që kaloi me spektakël Sllovakinë me shifra 3-4. Pra, është një përfaqësuese e cila ngroh shumë. Prandaj po them që në emër niset si jo favorite, por duke marrë parasysh performancat që ka dhënë, duke pasur parasysh që luan në shtëpinë e vet, do të ketë tifozët në favor të saj, mendoj që është ndeshje 50-50.
Praktikisht është një ditë feste siç e the dhe ti, për jo vetëm për kosovarët, por edhe për shqiptarët që janë këtu. Shumica e shqiptarëve këtu janë nisur për të parë ndeshjen atje, edhe pse duhet theksuar që biletat e sfidës Turqi-Kosovë, Kosovë-Turqi janë janë shitur që prej gati një javësh tashmë. Pra, edhe nëse Kosova nuk ja dilte dot mbanë të kalonte Sllovakinë, do luhej miqësorja në Fadil Vokrri prapë do të ishte plotë. Pra, duket që populli Dardan i ka besuar përfaqësuesve të tyre që përpara sfidës me Sllovakinë. Kështu që praktikisht është një ditë feste për gjithë popullin e Kosovës por dhe për ne. Dhe e theksojmë që është ditë feste jo për faktin që, jo vetëm për faktin që pritet që mund të marrë dhe një kualifikim, por edhe për rrugëtimin që ka bërë Kosova deri më tani dhe duket sikur kjo mbështetje e madhe që i vjen përfaqësueses së Kosovës, është edhe si një shenjë falenderimi nga tifozët Dardanë për gjithë çfarë ka dhënë skuadra e tyre në fushën e lojës, që për të thënë të vërtetën, është shumë për t'u vlerësuar. Prandaj, me ç'pamë, me ç'na njoftuan, që edhe edhe do të ketë dhe shumë tifozë turq në stadium Arnold. Po flitet më fal në mediat kosovare që, edhe pse biletat ishin shitur një javë më parë, po flitet që në tregun e zi janë shitur biletat prapë nga kosovarët për turqit, por kjo mbetet për t'u parë në fakt ditën e sotme si do të jetë raporti i tifozëve në stadium, ku kemi dëgjuar dhe shifra që biletat janë shitur me nga 1000 euro dhe plus 1000 euro ë për të marrë pjesë në këtë sfidë. Kështu që mbetet për t'u parë si do të jetë raporti i shitjeve të biletave. Por pa diskutim, për Kosovën është një festë pasi merr pjesë në arenën ndërkombëtare dhe kjo ndeshje, sido që të shkojë, sido që të përfundojë, është një reklamë shumë e mirë për përfaqësuesen Dardane, pasi e gjithë bota i ka sytë tashmë tek katër skuadrat e fundit që do të kalojnë për në botëror. Dhe e gjithë bota njeh dhe Kosovën ditën e sotme, në atë çfarë do të japin në fushë.
Jo, raporti, raporti i Turqisë me Kosovën është është goxha i mirë, goxha për të thënë të vërtetën për t'u vlerësuar, pasi mos harrojmë që Turqia ishte ndër përfaqësueset e para, ndërkombëtaret e para që me Kosovën vendosi të zhvillonte një sfidë miqësore në vitin 2014 ë? Pra, ë kur shumë, kur shumë kombtare refuzonin të luanin sfida miqësore me Kosovën, pasi Kosova sapo po njihej atëherë nga UEFA dhe nga FIFA si përfaqësuese, ishte Turqia që erdhi, shkoi në fakt në Kosovë dhe zhvilloi një sfidë miqësore atje. Pra, praktikisht, duke hyrë pak dhe historisë tashmë e përfaqësueses së Kosovës dhe Turqisë, të dyja përfaqësueset bashkë kanë tre përballje direkte. Njëra që është miqësore e fituar me shifrat e thella 6-1 nga Turqia. Kanë dhe dy më pas rreth viteve 2017 plus minus, të dyja të fituara nga Turqia. Pra, në raportin drejtpërdrejtë Kosovë-Turqi, Turqia vjen si superiore me tre fitore në tre sfida, me vetëm një gol të shënuar nga Kosova, ose dy më saktë. Kështu që prandaj themi që Turqia vjen si favorite, por Kosova nuk e përjashton kurrsesi surprizën, pasi ka treguar që ka një grup shumë interesant dhe për fat të mirë, trajneri Foda, atë grup që kishte ndaj Sllovakisë e ka të gatshëm edhe ndaj Turqisë, ku po themi ndryshimet në formacione priten minimale për të mos thënë zero, pasi dhe koha, diferenca nga 26 Marsi... I ka në dispozicion talentin kosovar.
Dhe koha nga 26 Marsi deri më sot më 31 Mars, vetëm për pesë ditë, nuk nuk është se do të ndryshojë gjë në skemën e Kosovës. Pra do të jetë ai formacion që e nisi me një 5-3-2, ku pa diskutim në majë të sulmit do të jetë Muriqi me Asllanin. Edhe Turqia nga ana tjetër nuk ka ndryshime në formacion. Lajmi i mirë për turqit, lajmi i keq për ne është fakti që Çalhanoğlu, i cili u shqetësoi disi në sfidën me Rumaninë, është i gatshëm dhe shihet si titullar për sfidën e sotme. Por gjithsesi Kosova ka treguar që mund të bëjë surpriza me çdo ekip. Stili i lojës i Kosovës është një stil me një përfaqësuese që luan futboll, të lë të luash futboll, pra lë edhe hapësira pas dhe kjo është ajo që në fakt më shqetëson më shumë Arnold ditën e sotme, pasi Turqia me një repart sulmi si Çalhanoğlu, me një Arda Güler dhe me një Kenan Yıldız të Juventusit, duket sikur është një përfaqësuese që di të ndëshkojë në rast se gjen hapësira. Vërtetë me Rumaninë fitoi me shifrat minimale 1-0, por , duke qenë se është një sfidë 90 minuta dhe vetëm një finale, duket se do të ketë karakteristika të ndryshme, por mbetet për t'u parar.
E vërtetë. Kjo që sapo the edhe gjatë intervistës më para me ë me gazetarin nga Kosova, e përmende që duket sikur në fakt presioni është më i madh te Turqia dhe kjo është e vërtetë. Pasi Kosova siç përmendëm, vjen me rezultate pozitive dhe vjen me një atmosferë shumë pozitive dhe në rastin më të keq, larg qoftë, lëvizim vendit, në rast se nuk ja dalin të kualifikohen, prapë nuk ka asgjë dramë për aty. Kurse Turqia rrezikon shumë, që në rast se mos marrje kualifikimi kështu, të jetë një bombë e madhe për ta, pasi nuk janë në botëror që nga viti 2002. Kështu që kanë një mungesë...
24 vite. Kanë një mungesë shumë të madhe në kampionatin botëror dhe janë shumë pranë pjesëmarrjes në botëror pas 24 vitesh. Prandaj presioni më i madh është te këta. Vijnë si favoritë dhe duan që të rikthehen pas 24 vitesh në botëror. Presioni më i madh pa diskutim është te Turqia. Kosova sot luan për të bërë krenar popullin e vet, për të na bërë krenar dhe neve dhe pse jo, për një mrekulli.
Po pa diskutim, pa diskutim sepse të dyja vijnë nga rrethana shumë të ndryshme, por të dyja kërkojnë kualifikimin. Kosova kërkon për historinë. 1 milion euro jep Albin Kurti në rast, ë domethënë presidenca ose qeveria e Kosovës, jo Albin Kurti. 1 milion euro jep qeveria e Kosovës në rast se Kosova ja del të kualifikohet, që janë shifra shumë të majme, por pa diskutim ata djem aty nuk është se luajnë për paratë. Paratë i kanë nëpër klubet e tyre. Është thjesht si një një premio më shumë, por ata do kërkojnë të bëjnë historinë dhe të bëjnë mrekullinë. Edhe Vedat Muriqi që është kapiteni i Kosovës dhe ndoshta lojtari që luan në Spanjë dhe që presionin duhet ta ketë bukë e djathë, siç thonë kështu, u shpreh që për sfidën me Turqinë ka një emocion ndryshe, edhe nga historiku i tij që është rritur si lojtar atje. Kështu që është një takim që ka shumë vlera, ka shumë vlera historike, ka shumë vlera politike, ka, ka shumë vlera në çdo aspekt, pasi të shkosh në botëror Arnold, nuk është vetëm më një ngjarje sportive, është një ngjarje...
© SYRI.net