'Sezoni i ri dhe Zhegrova është ende i jashtëzakonshëm'

'Sezoni i ri dhe Zhegrova është ende i jashtëzakonshëm'

10:12, 21/08/2024
A+ Aa A-

Edon Zhegrova e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike.

Ylli kosovar ishte prapë protagonist në ekipin e tij, Lille.

25-vjeçari e realizoi golin e dytë të skuadrës franceze pas një aksioni fantastik individual, në fitoren me rezultatin 2-0 ndaj Slavia Pragës, në ndeshjen e “play-offit” të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, përfaqësuesin kosovar e ka lavdëruar faqja zyrtare e Ligue 1 përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sezoni i ri dhe Edon Zhegrova është ende i jashtëzakonshëm”, shkroi liga franceze duke ia përcjellë postimit një flamur të Kosovës dhe një yll.

Ky ishte goli i dytë për Zhegrovën në Champions pas atij ndaj Fenerbahçes së Jose Mourinhos.

Zhegrova ka qenë i mahnitshëm në sezonin e kaluar, ndërsa pritet të jetë protagonist edhe në këtë edicion.

Edhe pse pritej të largohej nga Lille në këtë verë për ta nisur një eksperiencë të re në një ekip më të fortë, duket se “Messi i Kosovës” do të jetë pjesë e ekipit francez edhe për një vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco