Nis një epokë e re te Kukësi, familja Gjici shet 100% të aksioneve

Nis një epokë e re te Kukësi, familja Gjici shet 100% të aksioneve

17:57, 06/08/2024
A+ Aa A-

Përfundon epoka “Gjici” në klubin e Kukësit! Verilindorët kanë ndërruar pronësi, teksa tashmë të gjitha aksionet janë shitur. 

Sipas “Supersport”, blerësit e klubit verilindor janë dy persona, një shtetas i huaj, nga Letonia dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende. 

Marrëveshja për shitjen e aksioneve është arritur këtë të martë dhe tashmë klubi verilindor është gati të nisë një epokë të re, këtë herë pa familjen Gjici.

Duket se në klubin verilindor tashmë ka nisur një cikël i ri. Pronarët e rinj kanë tashmë 100% të aksioneve, teksa zyrtarizimi i marrëveshjes së kalimit të pronësisë pritet të bëhet më 10 gusht.

Nën drejtimin e Safet Gjicit, Kukësi përjetoi një periudhë të artë në futbollin shqiptar, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm dhe garuar disa herë në turet eliminatore të kompeticioneve europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco