Edhe një shpresë tjetër për medalje olimpike nga kampi i Kosovës u shua.
Donjeta Sadiku është ndalur në 1/8 e finales të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Sadiku në përballjen e kategorisë deri 60 kilogramë pësoi humbje (3-2 me vlerësimin e jurisë) nga kolumbiania Angie Paola Valdes Pina, e cila është dhe nënkampione në fuqi e këtij turneu.
Për Donjetën është paraqitja e dytë në Lojëra Olimpike dhe e para me normë.
© SYRI.net