Akil Gjakova ka mbetur pa medalje olimpike. Xhudisti kosovar është mposhtur edhe në repesazh, duke mos arritur të fitojë as medaljen e bronztë.
Akil Gjakova u mund nga xhudisti japonez, Soichi Hashimoto.
28-vjeçari kaloi në repesazh, pasi u mposht në gjysmëfinale nga numri një i botës në kategorinë e tij, xhudisti nga Azerbajxhani, Heydarov.
Akil Gjakova gjatë rrugëtimit të tij në ditën e sotme arriti që fillimisht të triumfojë ndaj Daniel Cargnin nga Brazili, për t’u kualifikuar më tej.
Pastaj, kundërshtari i radhës ishte Samuel Gassner nga Austria, derisa siguronte çerekfinalen.
Aty, xhudisti kosovar u përballë me italianin, Manuel Lombardo, i cili ishte ‘viktima e radhës’ e Akil Gjakovës.
© SYRI.net